Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur dhe shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar

20

Më 17 maj të vitit 1895 lindi në Dibër të madhe, Haki Stërmilli, shkrimtar i njohur, atdhetar dhe demokrat. Vinte nga një familje e madhe, por aspak konservatore. Haki Stërmilli njihet si demokrat për shkak të qëndrimeve të tij të shprehura haptazi si për çështjet e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve, ashtu edhe për të drejtat e gruas në shoqëri.

Pakkush e njeh rolin e tij si kryetar i shërbimit sekret shqiptar, në vitet 1923-1024, shërbim i cili në ato kohë njihej si “Sekretaria Sekrete”.

Lidhja me letërsinë e shenjon në histori edhe si drejtor të Bibliotekës Kombëtare. Libri me të cilin u bë i njohur ishte “Sikur të isha djalë”, por ai shkroi edhe romanet “Burgu”, “Dashuni e besnikëri”, “Dibranja e mjerueshme”  “Agimi i lumnueshëm”,  “Kalorësi e Skënderbeut” e të tjerë.

“Sikur të isha djalë” është ndër më të lexuarit e të botuarit në kohën e tij. Romani është një apoteozë e fuqishme artistike për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të femrës në veçanti. Romani ka njohur mbi 12 ribotime: në Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke shënuar një rekord në historinë e letrave shqipe.

Haki Stërmilli vdiq më 17 janar 1953 pas një sëmundjeje të gjatë, duke qenë edhe deputet i Peshkopisë në Kuvendin Popullor.

/ata.gov.al