Festa e Bletës, panair dhe aktivitete në Rrëshen

7

Në Ditën Ndërkombëtare të Bletës, në Rrëshen u organizua sot një panair i veçantë kushtuar këtij sektori, që bëri bashkë bletarë nga treva të ndryshme të Shqipërisë, të cilët promovuan prodhime të mjaltit me shije dhe karakteristika të rajoneve që përfaqësonin.

Panairi, nën logon “Turizmi në Bletari”, u organizua nga Federata Kombëtare e Bletërritësve të Shqipërisë, në bashkëpunim me bashkinë e Rrëshenit, përcolli larmi aktivitetesh kushtuar kësaj dite të shënuar për bletarët.

Bletaria, një nga aktivitet kryesore ekonomike në vendin tonë, regjistron një vlerë kapitali në investime që arrin në mbi dhjetëra-milionë euro.

/ata.gov.al