Hap dyert Qendra e Re Kombëtare për Fëmijë

524

Hap dyert Qendra e re Kombëtare Kulturore për fëmijë, një hapësirë krejt moderne, plot gjallëri dhe ngjyra, e tjetërsuar dhe e konceptuar enkas për artistët e vegjël.

Qeveria investoi për shtëpinë e re të artit, investim prej 65 milion lekësh. që i dha fund periudhës së errët të ngrehinës së vjetër, aspak funksionale, me kushte tejet të papërshtatshme, e cila u ndërtua tërësisht e re dhe u shndërrua në mjedise plot fantazi, ku fëmijët mësojnë dhe argëtohen.

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ishin të pranishëm në Qendrën e re për të parë nga afër hapësirat ku fëmijët zhvillojnë çdo javë kurset jashtëshkollore të profilizuara në degët e arteve figurative, skenike e muzikore. Kryeministri vizitoi klasat e muzikës, pianos, këngës, baletit, pikturës skulpturës dhe aktrimit. Të pranishëm ishin edhe fëmijët, drejtues të qendrës, stafi pedagogjik i saj, prindër, etj.

Ministria e Kulturës, Kumbaro, ftoi fëmijët që jo vetëm të ushtrojnë pasionet e tyre në piano,kitare,balet apo pikturë,por edhe të argëtohen në ambiente moderne të qendrës.