Tiranë, inagurohet ura tek NSHRAK-u

619

Është hapur sot për këmbësorët dhe makinat ura tek zona e njohur si NSHRAK-u.
Kjo urë lidh bulevardin “Bajram Curri” me atë “Gjergj Fishta” dhe tashmë ura është tre herë më e madhe se ajo e mëparshmja, duke lehtësuar trafikun e mjeteve dhe këmbësorëve në të dy anët e lumit të Lanës.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo urë ishte një tjetër projekt i lënë pezull prej 5 vitesh, por që vetëm tani mori zgjidhje duke i ardhur në ndihmë komunitetit.

Burimi: Top Channel