Hapet në Tiranë, panairi i Librit/ Pesë ditë prezantime me titujt e rinj dhe takime me autorët

21

Me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese nga Shqipëria e bota shqiptare u hap në Tiranë të mërkurën Panairi i Librit 2021 në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit panari i hap dyert për vizitorët pesë ditë, nga 17-21 nëntor.

Menjëherë pas hapjes së panairit, një numër jo i vogël vizitorësh iu afrua tendave, me atë ecejakun karakteristik të panaireve, ngadalë e me shfletime të shpejta të shumë librave, ndoshta deri sa të gjendet libri i preferuar. Zvogëlimi i kapaciteteve të panairit me 25% më pak se para pandemisë e ka zvogëluar edhe numrin e vizitorëve.

Panairi i këtij viti mund të quhet panairi i qetësisë dhe kujdesit.