Pjesë e “Oxfordit”/ Njihuni me shqiptaren, ylli në ngjitje i mjekësisë botërore

41

Donika Klenja, është ylli i ri në ngjitje në fushën e mjekësisë në Britaninë e Madhe. Ajo është përzgjedhur për të kryer doktoraturën mes 150 aplikantëve të tjerë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në kërkimet shkencore ne luftën kundër kancerit nga një prej spitaleve më të njohura në botë në këtë fushë.

Ajo arriti të fitojë bursën për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andrew John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinën kundër Covid-19.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Donika rrëfeu gjithçka, nga mënyra se si i lindi dëshira për të studiuar mjekësi deri te plotësimi i ëndrrës së saj.

Unë studioj bazën molekulare të sëmundjeve, më shumë jam e fokusuar për kancerin. Mbarova bachelorin dhe aplikova për master në Oxford dhe ashtu bëra. Unë e provova se gjithmonë kam ecur gjithmonë me idenë që duhet ta provoj diçka që ta di.

Unë jam me origjinë nga Dibra e Madhe. Këtu studenti merr bursë të plotë për të kryer doktoraturën, merr bursë për të siguruar jetesën. Shkollën 9-vjeçare e kam bërë në Dibrën e Madhe dhe më pas fitova një bursë në shkollën e mesme në Strugë. Aty e fokusova edhe më shumë idenë për të studiuar jashtë”