Hapet në Tiranë panairi “Tourism & Travel Show Albania 2024”

29

Me kryefjalë jehonën e turizmit të qëndrueshëm, në Pallatin e Kongreseve u çel të mërkurën Panairi “Tourism & Travel Show Albania 2024”, i cili ka mbledhur në Tiranë, 100 ekspozues dhe 30 biznese ndërkombëtare, për t’u njohur me produktin turistik rajonal dhe atë shqiptar.

E pranishme në ceremoninë e hapjes, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro theksoi se Shqipëria është kthyer në një destinacion trend dhe se zhvillimi i saj turistik katër stinor tashmë s’ka asnjë dilemë që do ta rendisë Shqipërinë si një kampione të turizmit në rajon dhe më gjerë.

Përgjatë ceremonisë, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela realizoi disa takime B2B me fokus prezantimin e ofertës turistike me qëllim tërheqjen e vizitorëve përmes praktikave, të cilat promovojnë destinacione unike të turizmit natyror, trashëgiminë kulturore, si edhe mikpritjen tradicionale shqiptare.

Nën kornizën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në harmoni me mjedisin “Tourism & Travel Show Albania 2024” do të jetë i hapur deri në 1 shkurt.

/ata.gov.al