Hapet urgjenca e re e infektivit

173

Ky investim dyfishon kapacitetet pritëse të urgjencës së infektivit me standarde bashkëkohore, duke garantuar një përgjigje më të mirë në kohë por edhe me cilësi, në rastet e urgjencave infektive dhe duke siguruar kushte më të mira pune për stafin mjekësor.

Janë krijuar edhe 2 bokse izolimi për sëmundjet ngjitëse, shumë të rëndësishme, sidomos në këtë periudhë të vitit, me fluks të shtuar pacientësh.

Investimi në urgjencën e re të shërbimit infektiv, përfshin edhe integrimin e qendrës së imazherisë brenda kësaj urgjence, gjë e cila lehtëson pacientët, të cilët tashmë nuk do të sorollaten më në reparte të tjera për një ekzaminim skaneri, grafie apo ekoje; si dhe i siguron më shumë mundësi stafit mjekësor të japin ndihmën e nevojshme në kohë dhe me cilësi.

Urgjenca e re e shërbimit infektiv ka një kapacitet prej 15 shtretërish, nga 6 që kishte shërbimi i mëparshëm dhe i shërben rreth 40.000 pacientëve në vit.