Histori frymëzuese fermeri/ Landa, 9 vite në kultivimin e nektarinës

55

Familjes Çela, në fshatin Barbullinjë, në Lushnjë, që me mjetin e ri të përfituar nëpërmjet programit IPARD, ka mekanizuar pjesën më të madhe të proceseve të punës, si spërkatjen e pemëtoreve, prerjen e barit, transportin e produktit, duke kursyer kështu kohë, lodhje fizike, por edhe duke u kujdesur për cilësinë.

Landa tregon se kanë 9 vite që kultivojnë nektarinën. Në vitin 2012 e kanë nisur me 5 dynymë dhe sot falë përkushtimit dhe dëshirës për zhvillim kanë afërsisht rreth 4 hektarë me të mbjella.

“Ky investim tashmë iu siguron punë pesë familjeve si dhe është kthyer në motivim për të shtuar sipërfaqet e mbjella”- shprehet Krifca.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, përmes programi IPARD II ka adresuar 60% grante për fermerët dhe subjektet e tjera që investojnë në mekanikë dhe teknologji të reja bujqësore.

Krahas përgjysmimit të çmimit të naftës për bujqësinë, edhe mbështetja financiare e programit IPARD II ka nxitur, investimet në mekanikë bujqësore, që konsiderohet një nga faktorët kryesorë në rritjen e prodhimit dhe të të ardhurave familjare.

IPARD ka pasur një fillim shumë të suksesshëm në Shqipëri, që kur nisi në fillim të vitit 2019 dy thirrjet e deritanishme për aplikime kanë tërhequr më shumë se 700 fermerë dhe biznese agroushqimore.

Më fermerë në të gjithë vendin janë lidhur kontrata financimi që arrijnë në më shumë se 16 milionë euro gjithsej dhe shumë kontrata të tjera që do të nënshkruhen në të ardhmen, bën të ditur AZHBR.