Histori suksesi/ Mercedesi E-Klas në “duart” e emigrantit shqiptar (Fotot)

23

Ka vetëm 6 vjet që punon në fabrikë të Mercedesit në Sindelfingen të Gjermanisë.

Por, Bekim Gashi nga Raushiqi i Pejës, që jeton prej më shumë se dy dekadash në Gjermani, po habit drejtuesit e Daimler Mercedes-Benz me kreativitetin dhe përkushtimin e tij.

Gashi i cili tashmë është caktuar edhe si trajner i modelit të ri të E-Klas që do të dalë sëshpejti në treg, ka marr lëvdata nga mbikëqyrësit e tij.

Faqja zyrtare e markës më të fuqishme të veturave në botë, ka postuar disa fotografi të tij, ku në secilin prej tyre ka dhënë një përshkrim për punën e përditshme të pejanit.