Nga dita e sotme, të gjithë ju që do të udhëtoni nga Shqipëria në Kosovë, apo anasjelltas, nga Kosova në Shqipëri, do të kontrolloheni vetëm një herë, pasi nga dita e sotme hiqen kontrollet e dyfishta në kufi.
Marrëveshja e nënshkruar do të thotë se shtetasit, automjetet dhe mallrat, të cilët hyjnë ose dalin nga territori i Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i nënshtrohen vetëm një herë kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet përkatëse përgjegjëse, kjo, bazuar në parimin “Një ndalesë, një kontroll”.
Me firmosjen e kësaj marrëveshje, kontrollet e dyfishta në kufi hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë, një kontroll
KJo marrëveshje i hap rrugë bashkimit të plotë doganor.
PO.AL