I keni këto 7 aftësi? Sipas shkencës jeni shumë inteligjentë

167
  • Kreativiteti

Dr. Katie Davis, një neuropsikologe, tha për Business Insider se krijimtaria është një shenjë e inteligjencës sepse kërkon të menduarit jashtë kufijve, dhe kërkon aftësinë për të zhvendosur dhe ndryshuar modelet e të menduarit normal.

  • Kurioziteti

Nëse keni dëshirë të mësoni të reja, aq më shumë të zgjuar jeni. Shkenca e mbështet këtë konstatim. Një studim nga Universiteti Goldsmiths i Londrës zbuloi se “si njerëzit investojnë kohën dhe përpjekjen e tyre në zhvillimin e intelektit ndikon në zhvillimin e inteligjencës.”

  • Flisni me veten

Jo, nuk është një shenjë që je çmendur, përkundrazi. Një studim nga psikologët Paloma Mari-Beffa dhe Alexander Kirkham nga Universiteti Bangor tregoi se të folurit me zë të lartë me veten përmirëson vetëkontrollin, një formë e rëndësishme e inteligjencës.

  • Qëndroni rehat vetëm

Nëse ju pëlqen shoqëria e vetes suaj dhe nuk keni vazhdimisht nevojë për të qenë rreth të tjerëve, kjo është një shenjë e inteligjencës. Një studim i botuar në “British Journal of Psychology” tregoi një lidhje midis kënaqësisë e të qenurit vetëm dhe inteligjencës.

  • Keni humor

Një studim psikologjie në Universitetin e New Mexico në 2011, zbuloi se komedianët profesionistë dhe njerëzit që kanë humor shënuan më shumë në inteligjencën verbale.

  • Jeni mendje-hapur

Një studim i psikologjisë në Universitetin Yale i vitit 2008 tregoi se njerëzit me inteligjencë kanë tendencë të qëndrojnë me mendje të hapur ndaj pikëpamjeve të të tjerëve, duke mos formuluar të tyret deri sa të dëgjojnë zëra të shumëfishtë.

  • Mendoni se nuk jeni shumë inteligjentë

Psikologët zbuluan efektin Dunning-Kruger, i cili thotë se njerëzit që janë më pak të aftë vazhdimisht mbivlerësojnë aftësitë e tyre mendore ndërsa njerëzit inteligjentë janë shumë më të vetëdijshëm për kufizimet e tyre.