Një francez që ka kaluar më shumë se katër muaj duke lundruar nëpër Oqeanin Atlantik në një fuçi gjigante, ngjyrë portokalli ka arritur në destinacionin e tij, Karaibe.
Jean-Jacques Savin u nis nga Ishujt Kanarie, jashtë brigjeve të Afrikës, më 26 dhjetor 2018 – duke shkuar në perëndim në një kapsulë të formës së fuçisë që e ndërtoi vetë.
71-vjeçari i kaloi katër muajt e parë të vitit 2019 në fuçinë e tij, duke udhëtuar rreth dy kilometra në orë pa motor.
Ai habiti vendasit kur mbërriti në breg të detit në ishullin e vogël holandez Karaibe të Shën Eustatiusit pak pas mesnatës së javës së shkuar.
Shtatëdhjetëvjeçari udhëtonte vetëm në anijen e tij të punuar me dorë, e cila ishte rreth 10 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë dhe përfshin një kuzhinë dhe shtrat të vogël dhe hapësirë për ruajtje. Ai u ushqye vetem me peshqit e kapur nga oqeani.