Importet nga SHBA, rritje me 67 %

0

Importet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan rritje me 67% gjatë pesëmujorit janar-maj të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, importet llogariten 7.3 miliardë lekë gjatë periudhës janar-maj të 2023, nga 4.9 miliardë lekë që ishin në 5-mujorin e 2022-shit.

Ndërkohë eksportet pësuan rënie të ndjeshme gjatë kësaj periudhe. Shifrat tregojnë se ato ranë me më shumë se dy herë.

Kështu gjatë periudhës janar maj të këtij viti eksportet në vlerë llogariten 1.9 miliardë lekë, kur në të njëjtën periudhë të 2022 ishin 4.6 miliardë lekë.

Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gamë të gjerë produktesh, kryesisht produkte ushqimore, bimë mjekësore dhe metale.

Madje, Shqipëria konsiderohet një tregtues i rëndësishëm i bimëve mjekësore në tregun amerikan.

Rritja e eksporteve është favorizuar edhe nga heqja e taksës doganore. Që prej vitit 2012, Shqipëria ka hyrë në listën e 128 vendeve që mund të përfitojnë nga një sistem preferencial që eliminon taksën doganore për një listë të gjatë produktesh.

/ata.gov.al