Industria nxjerrëse, mbi 133 milionë euro investime të huaja

17

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori me vlerën më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri për këtë vit është rikthyer të jetë industria nxjerrëse.

Sipas BSH-së, për 6-mujorin e parë 2023, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 133 milionë euro, në rritje me 16 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Çmimet e larta të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare në dy vitet e fundi se kanë nxitur edhe shtimin e investimeve të huaja në nxjerrjen e naftës në Shqipëri.

Përveç rolit të investitorit kryesor, Bankers Petroleum, vlerësohet se një peshë në rritje mund të kenë edhe investimet e Shell, në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut, ku ekzistojnë pritshmëri për ekzistencën e rezervave të mëdha të naftës bruto.

Rritje mjaft të lartë këtë vit po shënojnë edhe investimet në sektorin financiar, që për 6-mujorin arritën në 120 milionë euro, në rritje me 145 % krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

“Kjo rritja e ka renditur sektorin financiar të tretin në renditjen e investimeve të huaja, pas indutrisë nxjerrëse dhe pronave”, thekson BSH-ja.

/ata.gov.al