Instagram teston një opsion të ri për përdoruesit

56

Rrjeti social Instagram ka nisur testimet në ShBA për një opsion ku përdoruesit mund të blejnë produkte direkt nga rrjeti social.

Lëvizja vjen në një kohë kur rrjeti social po përpiqet të monetizojë me çdo kusht një prej platformave me ndërveprimin më lartë përdoruesve.

Instagram raportohet se ka bashkëpunuar me 20 marka përfshirë Adidas, H&M, Kylie Cosmetics dhe Michael Kors për opsionin e blerjeve.

Me anë të këtij opsioni përdoruesit mund të klikojnë produkt, të shohim çmimin dhe ta blejnë menjëherë.

Përdoruesit mund të blejnë me Visa, Mastercard, American Express, Discover ose PayPal.

Instagram aktualisht lejon përdoruesit të lidhin uebsajtin e tyre për të joshur blerësit në kërkim të produkteve.