WhatsApp lançon navigimin e ri në Android

1

WhatsApp filloi lançimin e shirit të ri të navigimit në aplikacionin Android i cili tashmë do të jetë në fund të ekranit.

Konfirmuar nga WhatsApp në rrjetin social X, shiriti i ri vjen me katër seksione të reja: Bisedat, Përditësimet, Komunitetet dhe Thirrjet.

Ky ndryshim ka qenë sporadikisht i disponueshëm për përdoruesit e WhatsApp Beta në muajt e fundit, por ndërfaqja nganjëherë zhdukej plotësisht edhe për ata që po e testonin.

Në iPhone ka qenë i disponueshëm prej kohësh edhe pse ndryshon pjesërisht krahasuar me Android duke shfaqur butonin “Settings” krahas katër butonave të tjera.

WhatsApp thotë se shiriti i ri i navigimit është më pranë gishtit dhe dizajni është më i lehtë për syrin. Gjithashtu përshtatet më mirë me principet e dizajnit Material 3.0.

/pcworld.al