INSTAT: Ekonomia u rrit 4,09%, kontribut turizmi, ndërtimi, rritja e pagave dhe punësimi

2

Ekonomia shqiptare shënoi rritje të fortë me 4,09% në tremujorin e tretë të vitit 2024, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2023.

INSTAT publikoi sot raportin mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), ku njoftoi se sektorët kryesore që udhëhoqën rritjen ekonomike në vend ishin turizmi, ndërtimi, rritja e pagave dhe punësimi.

Sipas INSTAT, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” u rrit me 1,30 %, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 0,91%, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 0,81%, “Ndërtimi” u rrit 0,58%, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me 0,20%, “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me 0,10%, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me 0,07% dhe “Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me 1,06%.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2,32%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 6,82%.
Referenca: ata.gov.al