Investimet në turizëm, ja projekti i ri që po zbatohet në zonën e Alpeve

39

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se ka filluar dhe zbatimin e paketës për “Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe atraksionit turistik në zonën e Alpeve” të cilat përfshijnë “Rikualifikimin Urban në Theth” dhe gjithashtu “Rehabilitimin e Segmentit Rrugor Theth – Ndërlysaj”.

Sipas njoftimit aktualisht kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës Theth-Ndërlysaj duke vazhduar kështu eksplorimin dhe sjellë më pranë vizitorëve bukuritë e zonave Veriore të Shqipërisë.

FSHZH ben me dije se rruga Theth -Ndërlysaj ka një gjatësi totale 6 + 960km, dhe gjerësia e rrugës ekzistuese është 3.5 deri 4.0 m në 490m lartësi e cila kalon nëpër male dhe zonën pyjore që rrethojnë rrugën dhe aktualisht gjendja e rrugës paraqitet e amortizuar, ndërkohë strukturat ekzistuese gjenden në anën e djathtë të saj.

FSHZH informon se përmes këtij aksi do të bëhet e mundur diversifikimi i ofertës turistike, nxitja e infrastrukturës së turizmit me qëllim primar në rritjen e mirëqenies së banorëve të këtij rajoni.