Investimi 18 milionë euro/ Hapet ByPass-i i Tepelenës, lehtëson qarkullimin dhe i hap rrugë turizmit

100

Bypass-i Tepelenës, një tjetër nyje e rëndësishme e infrastrukturës rrugore në vend, është tashmë e hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen drejt jugut.

Rruga e cila shtrihet buze kalasë se Ali Pashe Tepelenës lidh dy segmente te rëndësishme rrugore, aksin Levan-Tepelene dhe Tepelene-Gjirokastër-Kakavije.

Investimi prej 18 milione euro përfshin edhe rregullimin e skarpateve përgjatë kalasë, krijimin e një rruge vetëm për këmbësoret dhe riparimin e urës se “Ali Pashe Tepelenes” qe bën lidh kalanë me zonat periferike te qytetit.