Investimi në agroturizëm dhe ekoturizëm, mbështetje turizmit të qëndrueshëm

2

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon fort me agjencitë ndërkombëtare në mbështetje të komuniteteve dhe ekonomive lokale, duke investuar për të ndërtuar më shumë mundësi turistike të qëndrueshme, që kanë prioritet mjedisin, neutralitetin klimatik, vendet e punës dhe agroturizmin.

Në bashkëpunim me një projekt të USAID/Albania në Dibër, për një periudhë 3- vjeçare u zhvilluan një sërë veprimtarisht me fokus krijimin e shtigjeve, promovimin e traditës si mundësi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajonin malor të Dibrës dhe fuqizimin e ekonomisë.

Për turistët që kërkojnë të dalin nga shtegu i rrahur me një çmim të volitshëm, Shqipëria – në veri të Greqisë, krenohet me vija bregdetare verbuese, male mahnitëse dhe një histori të pasur.

Në këtë drejtim, duke punuar me ekspertët e linjës, projekti u fokusua në rritjen e agroturizmit dhe ekoturizmit duke trajnuar guida turistike, duke zhvilluar shtigje ecjeje, duke ndihmuar bujtinat dhe duke mbështetur ngritjen e një qendre informacioni turistik për të promovuar aktivitetet turistike.

Duke punuar ngushtë me bujtinat, guidat turistike dhe sipërmarrësit vendas, projekti jo vetëm që përmirësoi infrastrukturën ekzistuese të agroturizmit, por gjithashtu ndezi ide të reja brenda komunitetit të biznesit lokal. Për shembull, ekipi i projektit dhe partnerët e tij ndihmuan në promovimin e tetë festivaleve lokale, të cilat tërhoqën rreth 20,000 vizitorë çdo vit, si një mënyrë për të promovuar turizmin në Dibër.

Gjatë tre viteve të projektit, më shumë se 1500 turistë vizituan qendrën e sapokrijuar të informacionit turistik. Në partneritet me Bashkinë Dibër, qendra vazhdon të luajë një rol kyç në asistimin e numrit në rritje të vizitorëve në rajon. Në përgjithësi, projekti ka inkurajuar rritjen ekonomike dhe sipërmarrjen, ndërkohë që ka kontribuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajon.

/ata.gov.al