Ish polici që u bë fermer, Bedriu ngre fermë: Kam 20 lopë, puna është nder

16

Jo të gjithë banorët e zonave rurale e kanë braktisur mbarështimin e gjësë së gjallë. Ka nga ata banorë që vijojnë të besojnë se të merresh me blektori është edhe fitimprurëse. Një rast i tillë është i fermerit Bedri Topuzi nga fshati Trepçë i Njësisë Administrative Melan në Bashkinë Dibër.

Bedriu tregon se teksa bashkëfshatarët po i hiqnin, ai ngriti një fermë lopësh që sot ka shkuar në mbi 20 krerë. Ai thotë se lopët janë të rracave të ndryshme dhe se me këtë punë siguron të ardhura ekonomike.

Bedriu tregon se pasi u largua nga policia e shtetit ngriti fermën dhe me të mban familjen.