Ja kur pritet të hiqet tarifa “Roaming” me Kosovën

66

Tarifat e roamingut në telekomunikacion mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të hiqen në muajin maj të këtij viti.

Tarifa e roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.

Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti. Kuvendi i Kosovës në qershor të vitit të kaluar kishte votuar një rezolutë për heqjen e tarifave të roamingut në telekomunikim, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që ta heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.