Ja pse duhet të hamë një mollë gjithmonë para gjumit

12

Nëse gjithmonë keni menduar se nuk duhet të hani asgjë para se të flini, keni gabuar, molla është një nga frutat që ju mund ta konsumoni pa frikë para gjumit.

Nuk do t’iu rëndojë në stomak, por do t’ju bëjë mirë. Molla ka përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh, antioksidantë, polifenole dhe pothuajse fare yndyrë.

Vitamina C e mollës ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e frymëmarrjes dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ju relaksuar.