Java e Dritëroit, çelet ekspozita agolliane

254

Është çelur ekspozita agolliane në Bibliotekën Kombëtare, në kuadër të kremtimeve për 85- vjetorin e lindjes së shkrimtarit, sjellë për gjithë admiruesit e punës së tij krijuese një retrospektivë të shkrimtarisë së Agollit, qysh me zanafillat e hershme poetike më 1948, për t’u zhvilluar e zgjeruar në zhanre e gjini të ndryshme për mbi 65 vjet krijimtari. Nga poezitë e para tek vëllimet poetike, nga skicat te romanet epike, nga fabulat te satira, nga reportazhi te publicistika, vepra e Dritëro Agollit shpalos njëherazi frymëzimin dhe angazhimin e autorit në sfidat e shoqërisë shqiptare, duke u shtrirë po aq e sukseshme në dy epoka.
Për herë të pare u ekspozuan, vargjet më të hershme poetike të botuar në vitin 1948, kur Dritëro Agolli ishte në klasën e 7-të në Bilisht të Korçës, makina e shkrimit të tij si dhe disa fotografi të çasteve më kulmore të jetës së shkrimtarit.

Me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit, e cila është më 13 tetor Ministria e Kulturës, ka shpallur javën e Dritëro Agollit, e cila do të ndiqet nga një kalendar i ngjeshur me aktivete të shumta kulturore dhe akademike.

big_img_2422 14591781_1831483157064185_6785476326513668779_n 14519879_1831481927064308_1017436187543666713_n

Burimi: Ministria e Kultures