Javët Kulturore Ndërkombëtare, së shpejti në Tiranë folklori e tradita kineze

2

Muaji shtator mbyllet me Javën e Kulturës Kineze.

Nga data 25 shtator deri në 1 tetor, Kina e largët shpaloset me të gjitha ngjyrat e saj.

7 ditët e kulturës kineze do të jenë të mbushuara me folklor, kulinari, cirk, ekspozitë fotografike, koncerte e festa në shesh.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) janë një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

Pas një programi të suksesshëm përgjatë vitit 2022, ministrja e Kulturës, Elva Margariti vendosi të vijonte këtë program edhe në 2023-shin.

Edicioni i dytë i JKN që nisi në maj, përfundon më 30 nëntor 2023.  E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, JKN është vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor.

/ata.gov.al