“Jeta merr kuptim të vërtetë, vetëm kur jep. Të jetosh, do të thotë të japësh”

209

Kam qenë i mërzitur, i acaruar, sepse kisha ngelur vetëm me 26 dollarë në xhep dhe nuk e dija se si do t’i siguroja vaktet e mia. I kisha dhënë një miku 1200$, kur ai kishte nevojë dhe ai as që po ma hapte celularin prej ditësh. Me 26$ në kuletë shkova të haja drekë pasi të djeshmen nuk kisha ngrënë dhe vakti më kushtojë diku tek 7$. Më ngelën edhe 19$. Pyesja veten në tavolinë se si do ia dilja mbanë me aq lekë dhe në atë moment, hyn në restorant një djalë i vogël me të ëmën e tij. Ai hyri më parë, shkoi drejt një tavoline, i zgjati karrigen të ëmës, ajo u ul dhe pas saj u ul ngjitur edhe ai. Mendova me vete: “Çfarë gjesti fisnik” dhe shkova ta uroja.

I thashë se m’u duk tepër fisnike që ai u soll aq mirë në një takim “romantik” dhe ai ma ktheu se ishte me të ëmën dhe s’kishte si të ishte romantik. Ai nuk e kuptonte se nuk ka dashuri më të pastër se ajo e nënës për fëmijën dhe anasjelltas, por unë i thashë gjithashtu se ndihesha mirë që një djalë aq i vogël e nxirrte të ëmën për drekë. “Nuk e kam nxjerrë unë atë, por ajo mua”, ma ktheu ai dhe në atë moment, pa e menduar dy herë, unë nxora 19$ e mbetur në kuletë dhe ia dhashë. “Tani mund të thuash se do e qerasësh ti”, i thashë dhe ai më pa i habitur. Nuk i pranoi lekët në fillim, por e binda t’i mbante.

Pastaj dola nga restoranti dhe u nisa për në shtëpi, duke mos e mbajtur aspak mendjen tek fakti që do të ngelesha vetë pa ngrënë tani që nuk kisha asnjë lekë në xhep. Gjatë pasdites më erdhi në shtëpi një postier, i cili më dorëzoi një zarf. Brenda tij ishte një shënim dhe disa kartmonedha. “Më fal që nuk të jam përgjigjur, por nuk kam pasur mundësi. Këtu ke gjithë borxhin që të kam marrë, por edhe pak më tepër për gjithë kohën që më ke pritur”, më shkruante miku që nuk më përgjigjej në telefon. Ai më kishte lënë 1200$ nga borxhi që më kishte, si dhe 100$ më tepër për kohën që e kisha pritur. Në atë moment u përlota. Kuptova se jeta merr kuptim të vërtetë, vetëm kur jep. Të jetosh do të thotë të japësh, edhe kur nuk ke as vetë. Mos e mendo dy herë, jep sepse çdo gjë do të kthehet shumëfish mbrapsht…/Fjalim reflektues nga Tony Robbins