Jeta mes dëborës në Iballë dhe mjeku ‘hero’ Gegë Bejtja

186

Edhe pse është e hapur, rruga drejt Iballës në Fushë-Arrëz është e vështirë dhe i ngjan një tuneli prej akulli. Trashësia e dëborës në rrugët e fshatit i kalon 70 cm. Gegë Bejtja, mjeku që prej 24 vitesh shëron të sëmurët e Iballës, njihet si hero në zonë.

Telefoni i tij bie vazhdimisht.

“Është mjaft e vështirë të punosh këtu. Nuk është punë kjo, por mision”, thotë mjeku.

Përballjet me natyrën i ka bërë më të fortë banorët e këtyre anëve.  Iballa numëron rreth 1800 banorë, të cilët në këto ditë u përballën me kushtet e vështira atmosferike dhe dëbora arriti lartësinë 2 metra.