Juniors Club, vendi i duhur për fëmijët tuaj

261

Në ditët e sotme ku prindërit janë të zënë dhe të ngarkuar nga puna dhe jeta e përditshme, fëmijët kanë nevojë për më shumë vëmendje dhe shoqëri. Gjithashtu, fëmijët kanë nevojë edhe për orjentim e mbështetje në detyrat e shtepisë që marrin në shkollë apo në zbulimin dhe zhvillimin e talenteve që ato kanë.

Por për t’ju ardhur në ndihmë prindërve dhe fëmijëve, ka menduar  Juniors Club.  Juniors Club është Qendër e pajisur me burime njerëzore të kualifikuara dhe me infrastrukturen e nevojshme për t’ju  ofruar ndihmë profesionale e akademike fëmijëve tuaj. Ndihma konsiston në ndjekjen e detyrave të shtëpisë me mësues përkatës, si dhe në zbulimin dhe zhvillimin e talenteve individuale të tyre.

Programi ditor i Juniors Club përfshin 2- 3 orë studimi ndjekur nga profesioniste.

– Lidhur me zbulimin dhe zhvillimin e aftësive dhe talenteve Junios Club ofron Klube te ndryshme si mëposhtë:

  1. Klubi Aktiviteteve/Sportit (fitness, kërcim, lojra sportive).
  2. Klubi i Gjuhëve ( anglisht, fërngjisht, italisht).
  3. Klubi i Artit (pikturë, skulpturë, arkitekturë, punë krijuese).
  4. Klubi Muzikës (piano, kanto, kitarë, bateri, violinë).
  5. Klubi arritjeve/ akademik (shkencë, matematik, gjuhë, letërsi).
  6. Klubi Hobeve (kopshtari, gatim, shah, koleksionit, puzzle, ping-pong etj).