Katër këshilla/ Si ta lini cigaren njëherë e përgjithmonë

165

Jeni duhanpirës? Dëshironi ta lini duhanin, por nuk dini si? Kjo kërkon durim dhe metoda të shëndosha për ta arritur qëllimin.

Më poshtë ndjekeni shembujt në mënyrë që të ju lehtësohet kjo rrugë:

Vendosni një datë- Është e rëndësishme që të jeni të bindur për vendimin që keni marrë. Mënyrat janë të ndryshme por këshillohet që të përgatiteni për vështirësitë që keni përpara.

Konsumoni perime – Studimet kane treguar që njerëzit që konsumojnë perime 4 herë në ditë e kanë më të lehtë për të hequr dorë nga cigarja.

Hiqni dorë nga alkooli dhe kafja për disa muaj- Nuk ka njeri që pi cigaren dhe mos të dëshirojë ta shoqërojë atë me ndonjë kafe. Kështu që rrini larg lokaleve në mëngjes më mirë dilni për një shëtitje. Zëvendësoni cigaren me ndonjë çamçakëz ose lajthi, arra, fara Duhet njëra nga këto për të hequr dëshirën dhe vesin e të pirit cigare.

Aktivitetet e ndryshme- Mundohuni të qëndroni i zënë me punë shumicën e kohës. Aktivitet e ndryshme, sportet, fotografia, kërcimi apo çdo gjë tjetër që ju mban të zënë do të ishte shumë mirë.

a.cupaj