KESH instalon sisteme alarmi në diga për rastet e emergjencave

23

Në zbatim të Planit të Gatishmërisë në rastet e emergjencave, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare  njofton se ka instaluar sistemet e alarmit për rastet e dëmtimeve të mundshme të digave nga tërmetet apo prurjeve të mëdha të ujit, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në zonat përreth Hec-eve të kaskadës.

Sirenat e instaluara janë MOD8032 dhe përdorin tekonlogjinë “SoundPLAN” e cila bazohet në standardin ndërkombëtar ISO-9613, të prodhuara për lajmërim në rast përmbytjesh, katastrofash mjedisore etj.

Ato mbulojnë zonën në 360 gradë horizontale dhe frekuencat e riprodhimit të zërit janë 200 – 2000 Hz. Stacionet e komandimit të sirenave janë të pajisur me mikrofon dhe japin mesazhe në kohe reale në çdo sirene. Gjithashtu sirena mund të lidhet me mikrofon për të transmetuar mesazh zanor lokal” njofton KESH.