Këshilla/ Ja 7 mënyra sesi ta shndërroni stresin në një motivues të fuqishëm

121

Njerëzit e suksesshëm janë të vetmit që kanë mësuar ta shndërrojnë stresin në motivuesin e tyre më të fuqishëm.

Stresi kronik është një prej faktorëve me ndikimin më negativ tek një pjesë e madhe njerëzish. Edhe pse mund të tingëllojë disi e çuditshme, stresi nëse shfrytëzohet në mënyrë efikase atëherë mund të shndërrohet në motivuesin tonë më të fuqishëm. Stresi mund të bëjë të mundur që ne të arrijmë potencialin tonë më të lartë dhe të japim më të mirën e mundshme. Por këtu ne i referohemi stresit në nivele jo shumë të larta,dhe mbi të gjitha jo atij kronik, i cili na shkakton ndjesi të tilla si depresioni, shpërqendrimi dhe ankthi.

Më poshtë do të lexoni 7 mënyra si të shndërroni stresin në motivuesin tuaj më të fuqishëm, të shndërroni disa prej situatave më stresuese në mundësi shumë të mira për sukses:

1. Duhet të kuptoni se stresi shërben si një faktor motivues

Jo çdo lloj stresi është i keq për ju! Ka disa lloje stresi dhe disa prej tyre janë faktorë thelbësorë që sipas disa psikologëve janë pikërisht ata që na shërbejnë për të dhënë më të mirën tonë të mundshme.

2. Stresi shërben si faktor nxitës

Stresi është një prej elementëve kryesorë që ne të jemi sa më efikasë. Nëse ne nuk do të kishim fare stres, atëherë ne nuk do të ishim fare produktivë dhe të motivuar për t’i përfunduar gjërat në mënyrën e tyre më të mirë të mundshme.

3. Mos e nënvlerësoni stresin kronik

Nëse disa lloj stresesh mund të konsiderohen edhe pozitivë ka disa të tjerë siç është edhe rasti i stresit kronik që nuk duhen kurrësesi nënvlerësuar por duhen kuruar sa më parë të jetë e mundur.

4. Njihni limitet tuaja

Rregulli i artë për ta përballuar sa më mirë stresin është që të dini limitet tuaja dhe të thoni “jo”. Do të ishte shumë më mirë për ju të thoni “jo” dhe të mos merrni përsipër detyra të cilat nuk do t’i realizoni dot. Kjo është gjithashtu një mënyrë mjaft e mirë për t’i evituar vetes suaj shkaktimin e stresit të panevojshëm.

5. Merrni në dorë kontrollin e jetës suaj

Një prej të vërtetave më të hidhura të jetës është se ju nuk mund të keni kontroll mbi pjesën më të madhe të gjërave që na ndodhin gjatë jetës. Në fakt, e vetmja gjë mbi të cilën ne kemi kontroll të drejtpërdrejtë është vetja jona dhe veprimet tona. Në këtë mënyrë ne mund të kontrollojmë dhe të zbulojmë burimin e stresin dhe ta shndërrojmë atë në motivuesin tonë më të mirë.

6. Jepini zgjidhje situatave stresuese

Situatat stresuese janë të pranishme thuasje në çdo ambient pune. Por në vend që të mundoheni t’i anashkaloni ato, mundohuni që t’i jepni sa parë të jetë e mundur një zgjidhje.

7. Gjeni burimin

Stresi mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm dhe në momentin që ju e gjeni veten tuaj të stresuar mundohuni që të gjeni burimin që jua shkakton një gjë të tillë dhe mundohuni që të përballeni më të,duke e konsideruar si një sfidë dhe duke i dhënë në fund zgjidhjen më të mirë të mundshme. Duke e konsideruar stresin tamamsi një sfidë me të cilën ju duhet të përballeni, mundohuni gjithashtu që ta ktheni atë në avantazhin tuaj.