Këshilla nga ekspertët e ISHP-së për higjienën në mjediset e shkollave

37

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë ndarë këshilla për higjienën në ambientet e shkollës, në prag edhe të rinisjes së vitit të ri shkollor dhe rikthimit të nxënësve pranë bankave të dijes.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se sanitarët do të përdorin maskë gjatë orarit të punës dhe solucione dezinfektues teksa korridoret do të pastrohen çdo dy orë.

“Sanitaret përdorin maskë gjatë orarit të punës dhe solucione dezinfektues. Korridoret pastrohen çdo dy orë. Tualetet pastrohen dhe dezinfektohen çdo 30 minuta. Rezervuarëve të ujit që mund të ketë shkolla, u hidhet klor sipas udhëzimeve përkatëse çdo ditë. Dorezat e dyerve dhe dritareve të çdo klase dhe mjedisi pune si dhe parmakët e shkallëve dhe vende të tjera pastrohen dhe dezinfektohen sa më shpesh”, rekomandojnë ekspertët e ISHP-së.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një nga dimensionet e rëndësishme për hapjen e suksesshme të shkollave mbetet mirëqenia dhe mbrojtja e fëmijëve nga infeksioni që sjell sëmundjen e COVID-19.