Këto karakteristika tregojnë se ju jeni një person i fortë mendërisht

51
Heart vs Mind

Ju dini të mbani në ekuilibër emocionet dhe logjikën

Nuk ka të bëjë me faktin nëse ju drejtoheni nga emocionet tuaja ose nga ndjenja e mirë. Bëhet fjalë për të ditur se si të mbash ekuilibrin e të dyve, për të parë qartë kur emocionet mbizotërojnë mbi logjikën në procesin e vendimmarrjes. Nëse jeni i fortë mendërisht, ju dini si të ekuilibroni të dy gjërat.

Ju e kaloni kohën tuaj në mënyrë produktive

Dikush mund të ketë një mijë justifikime për të mos kryer punën. Por njerëzit e fortë mendërisht përqendrohen në atë që dëshirojnë vërtet dhe shmangin humbjen e kohës në aktivitete joproduktive.

 Ju i besoni aftësisë tuaj për t’u përshtatur me ndryshimet

Jeta po ndryshon vazhdimisht, dhe nganjëherë është e vështirë të përshtatesh me rrethanat e reja. Shumica e njerëzve thjesht përpiqen t’i rezistojnë këtyre ndryshimeve, por njerëzit e fortë mendërisht përqendrohen në përballimin e një realiteti që ndryshon shpejt

Ju përballeni me frikën që ju pengon

Shumica e njerëzve shmangin frikën e tyre; disa njerëz përpiqen të përballen me frikën e tyre vetëm që të duken mirë para të tjerëve. Por njerëzit e fortë mendërisht nuk kanë asgjë për të provuar. Ata përballen dhe kapërcejnë frikën që i pengon ata të jenë një version më i mirë i vetvetes.

 Mësoni nga gabimet tuaja

Njerëzit e fortë mendërisht nuk përpiqen të justifikojnë veprimet e tyre ose t’i fshehin gabimet e tyre nga të tjerët. Ata mësojnë nga gabimet e tyre dhe shpresojnë të bëhen më të mirë.

 Gjeni një ekuilibër midis asaj që jeni dhe asaj që dëshironi të jeni

Nëse jeni një person i fortë mendërisht mund të pranoni atë që jeni për momentin, por kurrë nuk pushoni së punuari për tu bërë një person më i mirë.

Ju festoni suksesin e të tjerëve

Të jesh i fortë mendërisht do të thotë të dish të bashkëpunosh. Suksesi i të tjerëve nuk të bën kurrë të ndihesh xheloz. Përkundrazi, njerëzit e fortë mendërisht dinë të festojnë lumturinë dhe suksesin e të tjerëve.

Ju jetoni dhe merrni vendime sipas vlerave tuaja

Nëse jetoni sipas vlerave tuaja dhe i kuptoni përparësitë tuaja, kurrë nuk keni probleme të merrni një vendim. Kjo aftësi i bën njerëzit të fortë mendërisht.