Kirurgu shqiptar bën zbulimin e madh në mjekësi, jehonë në mediat gjermane

163

Kirurgu shqiptar në Gjermani ka  zbuluar instrumentin për stentim të dyanshëm pa prerje, i cili do të përdoret dhe do i shërbejë  fushës së mjekësisë në pjesën më të madhe të botës.

Ky zbulim, që tashmë është në emër të kirurgut shqiptar, mundëson trajtimin e sëmundjeve të arterieve dhe venave të gjakut në tërë trupin, në drejtim të zemrës dhe të këmbës, pa prerje apo shpim të dyfishtë.

Emri Dr. Halil Krasniqi është tashmë emër i njohur ndërkombtarisht në shkencën e mjekësisë. Me më shumë se 15 mijë operacione kirukgjike, është ndër mjekët me së dhunti përvojë në trajtimin operativ dhe endovaskular të sëmundjeve kirurgjike dhe vaskulare.

Dr. Dr. Krasniqi është drejtor i klinikës vaskulare dhe endovaskulare, në Spitalin Helios në Pforzheim të Gjermanisë, spital ky i Qendrës Klinike Universitare të Heidelbergut.

Për këtë zbulim kanë shkruar edhe të mediat gjermane, duke vlerësuar lartë përkushtimin dhe punën e Dr. Dr. Krasniqit në shkencën e mjekësisë.