Klasifikimi/ Ja universitetet më të mira në botë

123

Harvardi është universiteti më i mirë në botë, i ndjekur nga një universitet tjetër amerikan si MIT. Vula i është vënë nga një raport që bën rankimin vjetor të universiteteve më të mira, i përgatitur nga QS “Quacquarelli Symonds”, që krahasoi performancën e 1,200 universiteteve në mbarë botën në 48 lëndë.

Sipas raportit, megjithëse mbetet në krye të renditjes, universitetet amerikane megjithatë kanë humbur disa pozicione, duke rënë me 10% në performancë krahasuar me vitin 2015, veçanërisht në shkencat humane.

“Ne jemi dëshmitarë të një rënie progresive të universiteteve amerikane – vuri në dukje drejtori i hulumtimit, Ben Sowter.

Nga ana tjetër, performanca e universiteteve angleze është përmirësuar. Ato janë bërë edhe më konkurruese vitet e fundit. Në veçanti, Universiteti i Oksfordit është i pari në botë për pesë sektorë: Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Farmaci dhe Farmakologji, Arkeologji, Antropologji dhe Gjeografi.

I vetmi universitet italian që është klasifikuar në 100 universitetet më të mira në mbarë botën në të pesë fushat makro të njohurive është Universiteti i Bolonjës.

Janë 37 universitetet që kanë kapur këtë rezultat, 7 prej tyre vetëm në Europë. Përveç universitetit të Bolonjës është edhe Universiteti Politeknik i Zyrihut në Zvicër dhe 5 të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar. (Cambridge, Oxford, Ucl, Manchester, Edinburgh).