“Kodra e gjelbër” një oaz paqeje dhe qetësie

2
Berat. Agroturizëm “Kodra e gjelbër” një oaz paqeje dhe qetësie në natyrën gjelbër që përqafon çdo detaj, krijon një ndjenjë harmonie të përsosur.
 
Në mes të kodrinave me ullishte, 5 km larg qytetit të Beratit, në fshatin Roshnik, do të gjeni gjithçka #MadeinAlbania nga toka në tavolinë dhe të servirur në mënyrë tradicionale dhe autoktone.
 
Kodra e Gjelbër ju fton të shijoni ushqime tradicionale, mjaltin e pastër të prodhuar nga bletët e fermës dhe natyrën e mrekullueshme që rrëmben zemrat e turistëve vendas e të huaj.