Komedia klasike “Volpone” vjen në Tiranë

194

Komedia klasike “Volpone” me nuancat e një drame satire që trajton lakminë, makutërinë, vesin që çon qënien njerëzore në bjerrjen e çdo vlere do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Vepra e shkruar nga Ben Johnson, bashkëkohës i Shekspirit, vjen në Tiranë me regji të Adonis Filipit dhe me pjesëmarrjen e aktorëve të mirënjohur si Helidon Fino, Ligoraq Rizo, Ilirda Bejleri, Xhuliano Brisko etj.

Shfaqja është një sipërmarrje e Teatrit “Skampa” të Elbasanit në bashkëpunim  me aktorë të Teatrit Kombëtar dhe jo vetëm.

Përshtatja artistike për të ardhur sa më afër kohës sonë, loja e aktorëve dhe depersonalizimi i personazheve krijon një tablo, e cila manifeston vlerat më të larta të teatrit.

Pas suksesit me premierën në Elbasan, vepra do të shfaqet për publikun artdashës në Tiranë në datat 8 dhe 9 nëntor