Kompania koreanojugore hap 1 mijë vende pune në Fier, investimi 13 milionë euro

274

Kompania koreanojugore “Yura Corporation”, e cila nisi punimet për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e pjesëve teknologjike të autoveturave në korrik të këtij viti, fillon prodhimin në muajin janar 2020, me rreth 1 mijë vende të reja pune deri në fund të vitit 2020.

Namjin Choi, i sapoemëruar drejtor i “Yura Corporation” për Europën, ka zhvilluar sot një takim me autoritetet shqiptare, ku u vendosen edhe piketat e bashkepunimit.

Kjo kompani do të investojë 13 milionë Euro në Fier. Në fazën e parë do të hapë 600 vende të reja pune, në të dytën 1100 dhe pritet që deri në fazën e tretë të hapen 4 mijë vende pune.