Korça e serenatave, lakrorit, kërnackave merr fronin si qyteti i argëtimit dhe kulturës

44

Qyteti që renditet i pari në rang republikë përsa i përket argëtimit e kulturës është Korça. Ajo ka zhvendosur në vend të dytë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

Korça e serenatave, lakrorit, kërnackave, shëtitjeve në mbrëmje është kthyer vitet e fundit në një tërheqje turistike për shumëkënd.

Rezultatet janë bërë të ditura nga INSTAT-i, në anketën e buxhetit të familjeve dhe shpenzimeve për argëtim e kulturë.

Në vend të tretë renditet Lezha me 2.8% të totalit, e ndjekur nga Kukësi me të njëjtën shifër.