Luiza Gega shënon tjetër rekord, shqiptarja e parë që kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës

54

Atletja Luiza Gega arrin të kualifikohet për në finalen e 3000 m me pengesa në Botërorin e Atletikës që nisi sot në Doha të Katarit.

Atletja shqiptare edhe pse nuk regjistroi kohën e saj më të mirë, bëri mjaftueshëm për të siguruar këtë kualifikim. Luiza Gega garoi në baterinë e dytë të kualifikueseve të kësaj kategorie gare, ku atletja shqiptare u rendit në vendin e pestë me kohën 9 minuta 28 sekonda e 32 të qindtat.

Koha e saj ishte shumë më e mirë edhe se ajo e fitueses së baterisë së tretë, duke shënuar kështu kohën e 10 më të mirë të përgjithshme të kësaj gare për të fituar në këtë mënyrë të drejtën për të qenë në finalen e madhe që do të zhvillohet në mbrëmjen e 30 shtatorit në kryeqytetin e Katarit.