Krijoi aplikacionin për gjurmimin e Covid-19, adoleshenti refuzon 8 milionë dollarë

108

Ky është 17-vjeçari i famshëm në të gjithë botën, për krijimin e siteve të gjurmimit të Covid-19 dhe përditësimin në kohë reale të kësaj përhapje, që ka nisur në dhjetor të 2019-shit.

Por biznesi nuk është pika e tij e fortë. Për këtë arsye Avi Schiffmann, student në Shtetin e Washngtonit, ka refuzuar 8 milionë dollar që i janë ofruar në këmbim të shpikjes së tij (ncov2019.live), që sot ka 30 milionë përdorues në ditë. ’Nuk dua të përfitoj’,ka deklaruar djali, pasi gjithashtu i ka thënë “Jo” një vendi në Microsoft dhe një lumë investimesh publicitare.

“Jam 17 vjeç, nuk më duhen 8 milionë dollarë, nuk dua të bëhem një spekulator’, ka thënë Avi për shtypin. ‘Shumë më thonë që do të bëhem pishman për këtë vendim, por unë kam plane të tjera për të ardhmen’, ka shtuar ai.

Që kur website i tij është online, më shumë se 700 milionë përdorues unikë e kanë vizituar atë. Dhe në vend që të mbështetej tek të ardhurat nga reklamat e shumta që i janë afruar, Schiffman ka preferuar të hapë një abonim vullnetar, për të ruajtur pavarësinë e tij.