Kryevepra arkitekturore, ura që “zhytet” mes Danimarkës dhe Suedisë

204

Danimarka dhe Suedia ndahen nga njera tjetra nga një vijë e ngushtë uji: ngushtica Øresund. Sigurisht, në hartë duket e vogël, por është 16 km e gjërë.

Në vitin 2000 u inaugurua ura Oresund, një urë e cila padyshim është unike dhe gjigante: përbëhet nga një austradë me 4 korsi dhe hekurudhë me 2 nivele të ndryshme. Pjesa e parë e saj përfundon në një ishull artificial në mes të ujit, dhe rruga zhduket poshtë një tuneli nëntokësor.

Ndërtimi i pazakontë është zgjedhur për të shmangur bllokimin e rrugës së avionëve, të cilët ulen pranë aeroportit të Kopenhagenit, si dhe për t’i lënë hapësirë anijeve të lundrojnë përmes ngushticës. Ura duket mahnitëse, sidomos e fotografuar nga lart.