Kuriozitet: Finlanda, gjobat për tejkalimin e shpejtësisë në rrugë vendosen sipas xhepit

290

Në Finlandë, gjoba për shpejtësinë lidhet me pagën. Finlandezët ndjekin një sistem “gjobëvënieje në baza ditore”, që llogaritet në bazë të të ardhurave ditore të disponueshme të një shkelësi – zakonisht paga e tyre ditore e pjesëtuar për dy.

Sa më shumë një shofer të jetë mbi limitin e shpejtësisë, aq më i madh është numri i gjobave ditore që do të marrë.

Në 2002, Anssi Vanjoki, një ish-drejtor në Nokia, u urdhërua të paguante një gjobë prej 116 000 eurosh (103 600 dollarë) pasi u kap duke ngarë motoçikletën e tij me 75 km/orë në një zonë ku lejohej 50 km/orë.

Dhe në vitin 2015, biznesmeni finlandez Reima Kuisla u gjobit me 54 000 euro (62 000 dollarë) për ngarje me 22 km/orë mbi limitin e shpejtësisë 50 km/orë.