Kush janë miliarderët me zemërgjerë në botë? Ja kush ka dhuruar më shumë

67

Shefi e krijuesi i Amazonit, Jeff Bezos ka dhënë më pak pasuri për bamirësi sesa Bill Gatesi, Mark Zuckerbergu madje edhe se Donald Trumpi.

Njeriu më i pasur në botë, ka dhuruar vetëm 0.0906 për qind të pasurisë së tij të konsiderueshme

55 vjeçari Bezos, ka dhuruar vetëm një pjesë të vogël të 160 miliardë dollarëve të tij, saktësisht 145 milionë dollarë për ndihma humanitare, sipas The New York Post.Kjo e lë atë pas fondacionit “Bill & Melinda Gates”, fondacion i cili ka dhuruar 37 për qind të pasurisë së tyre si dhe Warren Buffet, i cili ka dhuruar 36 për qind të pasurisë së tij.

Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates është njeriu më zemërgjerë në të gjithë botën.Krijuesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, me gruan e tij Priscilla Chan, kanë dhuruar 4 për qind të pasurisë së tyre, madje edhe Donald Trumpi ka dhuruar 3 për qind të pasurisë së tij 3 miliardë dollarëshe.