Një tjetër lagje në kryeqytet me linjë re ujësjellësi

106

Një tjetër lagje në kryeqytet ka tashmë një furnizim më mirë dhe më cilësor me uji. UKT bën të mundur shtrimin e një linje krejtësisht të re për furnizimin me uji në rrugën “Prokop Myzeqari” në Njësinë 9.

Gjithashtu UKT në kuadër të investimeve që po kryen në shumë lagje në kryeqytet ka nxjerrë nga funksionimi rrjetin e vjetër të kanalizimeve të ujërave të bardha në rrugën “Siri Kodra” në Njësinë nr.8, duke bërë të mundur disiplinimin e administrimit të ujërave të ndotura në këtë lagje. Të gjitha banesat e kësaj zone do të kenë akses në këtë rrjet të ri të sapo ndërtuar, duke i dhënë fund problematikave të herë pas hershme që shkaktoheshin nga linja rrjeti i vjetër.

Ndërkohë që UKT ka nisur dhe një investim madhor dhe që pritet të sjellë një epokë të re në furnizimin me uji në kryeqytet. Prej ditës ka nisur puna për shtimin e kapacitet filtrues të ujit në Bovillë dhe shumë shpejt do nisë shtrimi i një linje të re transmetimi nga Bovilla në zonat periferike të Tiranës, siç është Kashari dhe Unaza e Re.