Ky është smartphone i parë Android që ju mbron nga hakerat

341

Siguria e të dhënave tona personale është gjithnjë përballë rrezikut të viruseve me të cilët hakerat na sulmojnë çdo ditë. Nëse para disa viteve, rreziqet kufizoheshin vetëm në përdorimin e kompjuterit, me daljen e smartphone-ve, piratët informatikë kanë gjetur një objektiv të ri për të sulmuar.

Mbrojtja nga hakerat është e mundur, por ju duhet të mbani gjithnjë në një nivel të lartë vëmendjen tuaj. Megjithatë, kjo shpesh nuk mjafton. Vetëm një gabim i vogël, një klik në një link dashakeqës dhe smartphone infektohet.

John McAfee, themeluesi i kompanisë që krijon software antivirus, McAfee, i ka dhënë zgjidhje njëherë e mirë problemit të sulmeve ndaj hakerave. Ai ka krijuar një smartphone Android që është imun ndaj hakerave. Sipërmarrësi britanik ka postuar në Twitter një imazh të telefonit Privacy Phone, një pajisje unike në llojin e saj, që do t’u japë mundësinë përdoruesve të kenë kontroll të plotë të çdo funksioni të smartphone të tyre.

Karakteristika të Privacy Phone

Telefoni Privacy Phone është realizuar në bashkëpunim me kompaninë MGT Capital Investments. Të dyja shoqëritë janë fokusuar kryesisht në sigurinë e të dhënave të përdoruesve. Përveç karakteristikave tipike të pajisjes, telefoni do t’i japë liri maksimale përdoruesit të kontrollojë çdo funksion të tij. Kur përdoruesi të dojë të çaktivizojë një funksionalitet, do të mund ta bëjë atë plotësisht.

Falë sistemit hardware dhe software të realizuara nga MGT mund të çaktivizoni fotokamerën, Wi-Fi, Bluetooth, mikrofonin dhe gjithë funksionet që shfrytëzohen nga hakerat për të marrë në pronësi të dhënat e përdoruesve. Edhe browser (shfletuesi) do të sigurojë anonimitetin e përdoruesit gjatë lundrimit në internet. Për fat të keq nuk ka shumë informacione rreth karakteristikave të smartphone, por me siguri do të jetë një pajisje Android me karakteristika fantastike.

Çmimi dhe data e daljes së Privacy Phone

Çmimi i Privacy Phone do të jetë 1100 dollarë, një shifër mjaft e lartë që nuk do t’i sigurojë smartphone një sukses të madh. Data e daljes në treg nuk është zyrtarizuar ende, por me siguri do të jetë brenda vitit 2017. Ndër të tjera është konfirmuar edhe një version i dytë i Privacy Home, që do të dalë në vitin 2018.

Burimi: Revista Monitor