Lajm i mirë/ Cili është qarku me 0 aksidente rrugore në 2020 në Shqipëri?

108

Berati është qarku që ka shënuar zero aksidente rrugore në këtë periudhë të parë të vitit, saktësisht në janar-shkurt 2020. Në fakt, ky qark, edhe përsa i përket janar-shkurt 2019 ka pasur një numër të ulët të aksidenteve rrugore, me vetëm 2 të tilla.

Sipas të dhënave të Instat, në total numri i aksidenteve rrugore ka qenë më i ulët në këto 2 muaj të parë të 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më pak aksidente rrugore janë shënuar edhe në qarkun e Durrësit,  Vlorës e Lezhës.