Lajmi i mirë/ Greqia dhe Gjermania drejt njohjes finale të patentave shqiptare

42

Patentat shqiptare, shumë shpejt do të njihen në Gjermani dhe Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet shqiptare.

Më i shpejtë, procesi do jetë me Greqinë, pasi parlamenti grek do të fusë në procedurë njohjen e patentave të Shqipërisë. Kujtojmë që komisionet parlamentare në Greqi e kanë miratuar tashmë ligjin dhe pritet vetem votimi final në parlament

Ndërkohë, për pak ditë në Tiranë do të vijë një ekip i ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin lidhur me njohjen e patentave shqiptare atje./Po.al