Lajmi i mirë për fermerët/ Vaksinohen falas 48.7% e gjedhit kundër dermatozës nodulare

16

Vaksinimi i popullatës së gjedhit në vendin tonë, kundër sëmundjes së dermatozës nodulare, po vijon falas për të gjithë dhe sipas programit të parashikuar.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  bën të ditur se deri tani vaksinimi ka përfunduar në 45.1% të totalit të krerëve në shkallë vendi.

Ndërkohë që kryeson me përqindjen më të lartë të vaksinimit qarku Elbasanit me 54%, dhe më pas vjen Shkodër me 53.5%, Vlora me 48,6% dhe në Tiranë janë vaksinuar 37,7% e totalit të gjedhit.

Me fillimin e vitit 2021 ky proxes po vazhdon të ndiqet nga afër nëpërmjet stafit të Shërbimit Veterinar Kombëtar si një garanci në luftën ndaj sëmundjes së dermatozës nodulare.

Janë 305 mijë krerë gjedhë,në shkallë vendi, vaksinat e të cilëve janë siguruar falë mbështetjes së BE-së dhe do të kryhen falas tek të gjitha fermat blegtorale.